Gjysmë milioni vdekje të parakohshme në Evropë nga ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit shkakton mbi 500 mijë vdekje të parakohshme në Evropë çdo vit, ka bërë me dije Agjencia Evropiane e Mjedisit.
Raporti i kësaj agjencie ka nxjerr në pah se nivelet e ndotjes po përmirësohen ngadalë në vendet e Bashkimit Evropian, porse mbeten shumë më të larta se standardet e BE-së dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Ndotja e ajrit është shkaku kryesor i vdekjes së parakohshme në 41 shtete evropiane dhe mbetet shumë e lartë”, ka bërë me dije Agjencia Evropiane e Mjedisit.
Gjetjet bazohen në të dhënat e vitit 2015 nga më shumë se 2 500 vende.
“Ndotja e ajrit është një vrasës i padukshëm dhe ne duhet t’i shtojmë përpjekjet tona për të adresuar shkaqet”, ka thënë kreu i Agjencisë Evropiane të Mjedisit, Hans Bruyninckx. (Rel)