Gjysmëdita e parë u mbyll me 218 mijë aplikime për tërheqje të 10-përqindëshit nga Trusti

12 dhjetor 2020 | 01:19

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka njoftuar se gjysmëdita e parë e datës 11 dhjetor, u mbyll me 218 mijë aplikime!.

Sipas një komunikate për medie të Trust-it, me dhjetëra mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare. “Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë. Andaj për rreth 8 orë mbi 250 kontribuues sigurisht kanë tentuar të aplikojnë dhe 218 mijë ia dolën me sukses, të tjerët kishin çështje teknike me llogaritë bankare”, thuhet në njoftimin e Trust-it.

Njoftimi i plotë:

Gjysmëdita e parë u mbyll me 218 mijë aplikime!

Përkundër ndryshimit të adresës së aplikimit, që u detyruam ta bënim për të mos lënë asnjë dyshim mbi sigurinë e të dhënave të kontribuuesve, ne besojmë se ia kemi dalë. Sistemi nuk ra!

Me dhjetëra mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare. Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë. Andaj për rreth 8 orë mbi 250 kontribuues sigurisht kanë tentuar të aplikojnë dhe 218 mijë ia dolën me sukses, të tjerët kishin çështje teknike me llogaritë bankare.

Sistemi funksionoi, sigurinë e ruajtëm në maksimum dhe u përpoqëm të jemi në krye të detyrës.

Falënderues BQK-së dhe bankave për bashkëpunimin, mediave për ndihmën që na dhanë, ASHI-së për mbështetjen dhe gjithë kontribuuesve që na inkurajuan dhe vlerësuan për mundin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët gjermanë miratuan sot rreth 180 miliardë euro borxhe të…