Gjysmëfinale interesante në Kupën e Kosovës

27 janar 2021 | 16:27

Nesër (e enjte) do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave. Përballja e parë do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës.

Skuadra kuqezi ka treguar ndeshje dhe rezultate të mira në këtë edicion, kurse prishtinaset kanë ambicie të mëdha dhe synojnë të kualifikohen në finalen e madhe. Sfida tjetër do të jetë ndërmjet Bashkimit dhe Penzës.

Këto dy skuadra u përballën edhe në fundjavë në Superligën e Femrave, ku fitoi shënoi skuadra prizrenase 85:74.

Ndeshja do të jetë mjaft interesante, sepse të dyja skuadrat kanë bërë përforcime për stinorin pranveror. Finalja e madhe do të zhvillohet më 7 shkurt në Suharekë.

Të enjten takohen: Vëllaznimi-Prishtina (17:30) dhe Bashkimi-Penza (19:00).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se qeveria…