Gjysmëfinale interesante te femrat
Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale në “play-off” të Superligës së Femrave. Skuadra që shënon dy fitore do të kualifikohet në finale.
Në gjysmëfinalen e parë do të përballen Prishtina me Trepçën. Prishtinaset përfunduan garat e rregullta me 20 fitore në 20 ndeshje, duke mos pësuar asnjë humbje, kurse mitrovicaset kishin tetë fitore e 12 fitore. Në takimet mes tyre në këtë edicion, katër fitore shënuan vashat prishtinase, që janë favorite për të depërtuar në finale. Në gjysmëfinalen e dytë do të takohen Penza dhe Bashkimi.
Kampionet përfunduan garat e rregullta me 15 fitore e pesë humbje, ndërsa fitueset e Kupës me 12 fitore e tetë humbje.
Vashat pejane duan të depërtojnë në finale dhe të mbrojnë titullin, kurse ato prizrenase, pasi fituan Kupën e Kosovës duan edhe një trofe për këtë edicion. Në përballjet e këtij edicioni, skuadra pejane ka mundur tri herë atë prizrenase në elitën e femrave, kurse skuadra prizrenase i ka mundur në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Në Ligën Unike u përballën dy herë dhe dy herë triumfoi Penza.
Gjysmëfinalet
Të mërkurën takohen:
16:00 Prishtina – Trepça
19:00 Penza – Bashkimi