Gjysmëfinale të ‘zjarrta’ në ‘play-off’

25 prill 2021 | 12:15

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale në “play-off” të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll, ku priten ndeshjen shumë interesante.

Ponte Prizreni që u rendit në vendin e parë do të përballet me Pejën, që mundi Sigal Prishtinën në çerekfinale. Prizrenasit kanë synime të mëdha në këtë edicion dhe sigurisht se synojnë të nisin me fitore garat në gjysmëfinale, derisa pejanët pasi arritën në finale të Ligës Unike, shpresojnë të fitojnë një trofe në këtë edicion, me në krye Dardan Berishën dhe Lis Shoshin, pa harruar edhe qendrën fantastike Brandon Walters.

Golden Eagle Ylli që fitoi Ligën Unike është motivuar që të fitojë Superligën, por nuk do ta ketë lehtë, pasi përballet me Rahovecin, që përfundoi garat në vendin e dytë. Vreshtarët kanë fituar të gjitha katër takimet në elitë mes tyre, kurse një ndeshje për Kupë e kanë fituar therandasit. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe në gjysmëfinale.

Skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale e madhe.

Gjysmëfinalet

E diel
17:00 Rahoveci – Golden Eagle Ylli
20:15 Ponte Prizreni – Peja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 23 persona kanë vdekur pasi një zjarr ka…