Gjysmëfinalet e ‘Final Four’, datat kur do të luhen Egnatia-Vllaznia dhe Partizani-Skënderbeu
13 maj 2024
| 14:08
Është hedhur shorti për “Final Four” në stadiumin “Air Albania” në sallën e konferencave për shtyp. Skuadrat ishin ndarë në dy vazo. Te vazo 1 ishin kryesuesit e Egnatias dhe Partizani i vendit të dytë.
Ndërsa te vazo 2 ishin Vllaznia dhe Skënderbeu, që u renditën në vendet 3 dhe 4. Shorti vuri përballë Egnatia-Vllaznia dhe Partizani-Skënderbeu. Partizani-Skënderbeu do të luhet në datën 17 maj. Dy ditë më vonë Egnatia-Vllaznia më 19 maj. Më pas finalja e madhe në datën 26 maj.
Përsa i përket gjysmëfinaleve, në rast barazimi kualifikohet Egnatia (me Vllazninë) dhe Partizani (me Skënderbeun), pasi u renditën më lart në sezonin e rregullt.