
Gjysmëfinalet e Kupës: Mitrovica-Kosova (P) dhe Malisheva-Hajvalia
20 prill 2018
| 14:43
Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK-së), të premten është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovë futboll në konkurrencën e femrave.
Në gjysmëfinale do të takohen: Mitrovica-Kosova (P) dhe Malisheva-Hajvalia. Ndeshjet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, kurse ndeshjet e para janë paraparë të luhen në mesjavën e ardhshme.