
Gjysmëfinalja e Kupës: Llapi-Gjilani dhe Prishtina-Vushtrria
21 mars 2023
| 12:36
Sot në praninë e Komisionit të Garave, të përfaqësuesve të klubeve dhe medieve është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi, në këtë fazë do të përballet me skuadrën e Gjilanit. Ky rreth i garave zhvillohet me sistem vajtje-ardhje. Ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, kuse ajo kthyese në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Ndërkaq, çifti tjetër gjysmëfinal është ai ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë.
Përballja e parë e këtyre dy skuadrave zhvillohet në Vushtrri, kurse ajo e kthimit në Prishtinë. Ndeshjet luhen më 5 prill, kurse ato të kthimit më 19 prill.
Çiftet gjysmëfinale:
Vushtrria – Prishtina
Llapi – Gjilani