“Gladiatorët” sot ballafaqohen në Podujevë

06 tetor 2024 | 08:38

Dy gjigandët e futbollit të Kosovës do të përballen sot në Podujevë.

Në fushën e blertë të stadiumit “Zahir Pajaziti, në orën 15:00 do të ‘zbarkojnë’ futbollistët e Tahir Batatinës dhe Artim Pollozhanit.

Synim i tyre do të jenë pikët e plota.

Aktualisht, llapjanët janë në vendin e katër me 13 pikë po aq sa kanë edhe “Xhebrailat” në vendin e dytë.

Në rast të fitores, të dyja skuadrat potencialisht do ta rrëmbenin kreun e tabelës, por kjo varet nga rezultati i takimit Suhareka dhe Malisheva, që po ashtu ndeshen nga ora 15:00.

Suhareka është në vendin e gjashtë me nëntë pikë, kurse Malisheva aktualisht e ka ‘zaptuar’ vendin e parë në tabelë me 14 pikë.

Ndeshja Llapi – Ballkani, transmetohet në ora 15:00 në Sport 1 të platformës televizive më gjigande në vend, Artmotion.

Kurse, Malisheva – Suhareka, transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Artsport 2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmet ajrore ruse në Ukrainë e mbajtën gjysmën lindore të…