“Gladiatori” shndërrohet në një statujë prej çokollate

25 tetor 2023 | 11:04

Russell Crowe ka ndarë në rrjetet sociale një imazh të personazhit të tij “The Gladiator” në formë çokollate, falë një statuje të lartë të krijuar për një konkurs në Festivalin e Çokollatës Hamrun në Maltë fundjavën e kaluar.

“Disa njerëz marrin statuja bronzi. Disa prej mermeri”, ka shkruar aktori në Twitter. “Në Maltë më bënë nga… çokollata!!!”.

“Kur të përfundojë konkursi, unë do të jem në dispozicion për të ngrënë”, shtoi Crowe me shaka.

Statuja është krijuar nga artisti Tiziano Cassar dhe është frymëzuar nga filmi i vitit 2000. Ëmbëlsira është parë nga mijëra pjesëmarrës të festivalit dhe jo pak kanë komentuar në internet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja dhe Trepça sonte do të luajnë ndeshjet e tyre…