Glauk Konjufca infektohet me Covid-19
Ish-kryediplomati i Kosovës dhe zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka rezultuar pozitiv ne testin për koronavirus.
Lajmin e ka bërë me dije Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”. Me këtë rast, ai ka apeluar të tjerët që të kenë kujdes, pasi siç ka thënë ai kjo pandemi është ndryshe nga të tjerat.
“Qytetarë të dashur, miq të çmuar. Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin Covid-19. Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike. Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm. Ju ftoj të gjithëve për kujdes dhe respektim të masave ashtu që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të keqe pandemike në vendin tonë”, ka shkruar ai.