
Glauk Konjufca pranon kërkesën e PDK-së, largon nga seanca Besnik Bislimin që sulmoi deputetët me shishe
13 korrik 2023
| 19:40
Kuvendi i Kosovës iu rikthye normalitetit pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca dëgjoi kërkesën e Grupit Parlamentar të PDK-së për largimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nga seanca, pasi ai në pjesën e parë të seancës sulmoi me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha tha se largimi i Bislimit nga seanca si dhunues e mundësoi qetësimin e gjendjes ndërsa kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që të rikthehet në temë dhe të sqaroj komunikimet e vartëses së tij Mimoza Kusari-Lila me Millan Radojiçiqin.
Kuvendi aktualisht po vazhdon diskutimet sipas agjendës së paraparë parlamentare.