Glauk Konjufca pyetet për Hashim Thaçin, ia njeh meritat pa ia përmendur emrin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pyetur për momentin e shpalljes së Pavarsisë së Kosovës dhe për Hashim Thaçin, por i pari i Kuvendit në përgjigjen që dha, nuk ia përmendi emrin ish-presidentit dhe ish-kryeministrit që shpalli pavarësinë.
“Unë konsideroj që populli i Kosovës i ka kaluar me shumë menquri kontradiktat e tij të brendshme, njëra prej kontradiktave më të mëdha që e kemi pa si popull ka pas filluar sidomos në vitet 1996-97, pra pakënaqësia me Lidhjen Demokratike të Kosovës, zhvillimi i koncepteve alternative sesi duhet të shkojnë përpara, pra është pas kritikuar në këto vite… sepse, u pa që lëvizja paqësore është e pamundshme të vazhdojnë në atë mënyrë, kishte edhe eksponentë që me këmbngultësi mendonin që ajo është rruga e vetme dhe kishte një tjeter orientim që pa i kap armët në dorë, populli pa mobilizim masiv, nuk mund të çlirohet Kosova dhe as të tjeret nuk mund të na ndihmojnë. Dhe këtu ishte një përplasje e koncepteve, mirepo unë konsideroj që dy taboret që i kanë përfaqësuar këto dy doktrina kanë gjetur me shumë mençuri që mos të shkojnë deri në përplasje, të cilat do të mund të ishin fatale për popullin tonë, prandaj mendoj që ka ardhur deri te çlirimi i Kosovës dhe Pavarësia e Kosovës, pikërisht pse i kemi tejkaluar këto”, tha Konjufca në emisonin “Politiko”.