Glauk Konjufca: Vettingu do ta forcojë sistemin e drejtësisë në Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Konjufca ka bërë me dije se Kurti së bashku me Haxhiu, kanë dorëzuar në Kuvend dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë
“Procesi gjithëpërfshirës i vettingut, siç kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kahmotshme për Kosovën”, ka shkruar Konjufca nëllogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Konjufcës:
Sot e pata kënaqësinë t’i takoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, të cilët e dorëzuan në Kuvend dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë.
Procesi gjithëpërfshirës i vettingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kahmotshme për Kosovën.
Krijimi, votimi dhe implementimi i tij është një hap jetik për mbarëvajtjen e shtetit dhe njëra nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë që e ngrit efikasitetin dhe profesionalizmin.
Si i tillë, procesi i vetingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.