
Glauk Konjufca, vizitë zyrtare në Gjermani
21 qershor 2021
| 11:28
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Gjermani.
Në kuadër të kësaj vizite, Konjufca sot do të takohet me kryetarin e Parlamentit gjerman, Wolfgang Schauble.
Para takimit me homologun e tij gjerman është publikuar një fotografi e Konjufcës. Fotografia është publikuar nga këshilltari politik i Konjufcës, Ilir Kërçeli.
“Para takimit me kryetarin e Parlamentit gjerman, Wolfgang Schauble”, ka shkruar Kërçeli në llogarinë e vet në “Facebook”, duke ia bashkuar edhe një fotografi.