Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

22 mars 2021 | 11:34

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Konjufca në seancën konstituive të Kuvendit ka marrë 69 vota të deputetëve, ndërsa 33 kanë votuar kundër tij.

Glauk Konjufca në zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë njeri nga deputetët më të votuar.

Me zgjedhjen në krye të kuvendit, Konjufca merr edhe postin e ushtruesit të detyrës së presidentit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se Asociacioni i…