Gliha: Mungesat janë mundësi e mirë për lojtarët e rinj
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i zhvillon dy ndeshje kualifikuese ndaj Andorrës dhe Izraelit.
Përzgjedhësi i “dardanëve”, Primoz Gliha ka thënë se këto dy ndeshje janë një mundësi e mirë për lojtarët e rinj.
“Ne aktualisht pothuajse e kemi një ekip me lojtar të rinj, janë përfshirë disa lojtarë të Superligës. Kemi mungesa të shumta, por është një mundësi e mirë për lojtarët e rinj që të na bindin në të ardhmen që të jenë pjesë e përfaqësues. Kjo situatë është e mirë për lojtarët e rinj për ta pasur mundësinë e tyre. Ne kemi shumë mungesa dhe pasi nuk kemi më gjasa për kualifikim, do ta kemi mundësinë t’ua japim rastin lojtarëve të rinj. Ne po flasim për ekipin kombëtar dhe është niveli më i lartë që përfaqësohet shteti, prandaj lojtarët e rinj duhet ta dëshmojnë veten edhe në situata të tilla. Duhet ta ndjekim një shembull si Luksemburgu, i cili i ka 11 pikë më duket”, ka thënë Gliha.