Gllogjani brenda javës me të gjitha rrugët e asfaltuara
12 nëntor 2018
| 12:33
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të hënën ka inspektuar fillimin punimeve për asfaltimin e rrugëve në Gllogjan të Deçanit.
Këto punime të fazës së dytë të projektit për Gllogjanin kushtojnë rreth 650 mijë euro dhe pritet të përfundojnë brenda kësaj jave.
Me përmbylljen e këtyre punimeve, Gllogjanit nuk i mbetet asnjë rrugë e pa asfaltuar. Me këtë rast, ministri Pal Lekaj, ka uruar qytetarët e Gllogjanit duke thënë se ky investim është i vonshëm për një vend me merita të mëdha për lirinë e vendit.
Ndërsa kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Deçanit dhe tërë komunave në vend.
/Epoka e re/