GLPS-ja dorëzon padi për shfuqizimin e rregullores për parkingjet e kryeqytetit

10 mars 2025 | 14:09

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), kanë dorëzuar padi për shfuqizimin e Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës.

Përmes kësaj padie, GLPS-ja i ka kërkuar Gjykatës Supreme të Kosovës shfuqizimin e Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës si dhe ndalimi i prodhimit të efekteve juridike të saj deri në vendosjen meritore të Gjykatës.

Koordinatori i Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike, Liridon Salihi, ka thënë se me këtë padi kanë arsyetuar nëntë nene të rregullores të cilat sipas tij ndesh me afër gjashtë ligje në fuqi.

“Përmes kësaj padie kemi kërkuar nga Gjykata Supreme që të vendosë lidhur me ligjshmërinë e rregullores së ‘Prishtina Parkingut’ e cila është miratuar nga Kuvendi i Kryeqytetit më datë 21 dhjetor 2023 dhe është në fuqi nga data 22 janar 2024. Duke qenë se as komuna e as kryetari Përparim Rama nuk patën vullnet që të hyjnë në procedurën e plotësim ndryshimit të rregullores, ne sot e dorëzuam padinë në Supreme. Në këtë padi i kemi dy pjesë: e para është që me këtë padi kemi arsyetuar nëntë nene të rregullores të cilat bien ndesh me afër gjashtë ligje në fuqi”, ka thënë Salihi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…