GLPS: Kosovës i duhet koordinim ndërinstitucional për disa reforma

21 tetor 2021 | 12:33

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar raportin “Raporti i vendit për Kosovën 2021: Numërim në vend apo jo?”.

Në një konferencë për medie, Njomza Arifi nga GLPS ka deklaruar se sipas këtij raporti vendi nuk veçohet për ndonjë reformë strukturore.

Ajo ka deklaruar se raporti rekomandon që Qeveria të bëj përpjekje të shtuar dhe koordinim më të mirë ndërinstitucional për të shënuar rezultate konkrete në disa nga reformat kyçe.

“GLPS rekomandon që Qeveria e Kosovës të bëj përpjekje të shtuar dhe koordinim më të mirë ndërinstitucional për të shënuar rezultate konkrete në disa nga reformat kyçe siç janë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratë publike, në arsim dhe mbi të gjitha kërkohet angazhim i shtuar dhe serioz institucional në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe Agjenda për Reforma Evropiane”, ka thënë ajo.
Kurse, Arbër Fetahu, ka deklaruar se secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor vlerësohet reforma efikase gjatë kësaj periudhe raportuese.

Sipas tij, Qeveria duhet të shënojë rezultat në sundimi të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratë publike e në arsim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy netëve me plot emocione që dhuroi Liga e…