GLPS: Raporti i vendit për vitin 2020 nuk shënon përparim në procesin integrues

07 tetor 2020 | 12:32

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka evidentuar gjetjet e raportit të vendit për vitin 2020.

Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbëreshë Loxha, ka thënë se edhe në vitin 2020 ka vazhduar qasja neglizhente e Qeverisë ndaj procesit integrues.

“Ne në vazhdimësi kemi monitoruar procesin e përmbushjes së kritereve të Strategjisë së Zgjerimit për Kosovën që nga viti 2012. Raporti për shtetin për vitin 2020 nuk përbën ndonjë risi në vlerësimin e përgjithshëm të defekteve të institucioneve të Kosovës, dhe mendojmë që po neglizhohet njëjtë sikur që është neglizhuar në 10 vitet e fundit”, ka thënë  ajo.

Sipas saj, raporti nuk vëren progres serioz në fushë të procesit integrues, duke dëshmuar kështu që Qeveria vazhdon të jetë seriozisht e pafuqishme politikisht dhe e paaftë për të adresuar listën e reformave kyçe në procesin integrues.

“Raporti sipas GLPS-së nuk ka identifikuar po ashtu ndonjë iniciativë serioze të reformave që ka ndërmarr qeveria. Kjo sipas tyre nënkupton që sistemi i qeverisjes në vend vazhdon të ushtroj mandat që ruan status quo-n”, ka deklaruar Loxha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar nën…