Gnabry, më i ‘rëndësishëm’ se Lewandowski për Bayernin

07 tetor 2021 | 16:13

Te Bayern Muncheni prioritet për momentin nuk është rinovimi i kontratës së Robert Lewandowskit, por zgjatja e bashkëpunimit me sulmuesin anësor Serge Gnabry, kontrata e të cilit me “bavarezët” ashtu si ajo e polakut skadon në verën e vitit 2023.

Bisedimet për rinovimin mes drejtuesve të Bayernit dhe Gnabryt janë në një fazë shumë të avancuar dhe në momentin që futbollisti do të rikthehet në Munich nga grumbullimi me kombëtaren gjermane do ta firmosë marrëveshjen e re me “bavarezët” deri në vitin 2025. Pas Gnabryt, radhën do ta ketë Robert Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo, MVP i finaleve “play-off” sezonin e…