Gnabry në ‘radarin’ e Realit
27 maj 2022
| 12:55
Refuzimi i Serge Gnabry për të nënshkruar një kontratë të re me Bayern Munchen ka çuar në interesim nga Real Madrid.
Kjo vjen pasi Los Blancos nuk arritën të sigurojnë ardhjen e sulmuesit të Paris Saint-Germain Kylian Mbappe.
Mbappe rinovoi papritmas kontratën me PSG-në, duke e refuzuar kështu ekipin që e kishte ëndërr të luajë, Real Madridin.
Siç raportohet nga “Bild”, Gnabry po kërkon më shumë se 17 milionë euro në vit për të rinovuar me Bayern Munchen, kurse marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2023.