Gnabry paralajmëron Anglinë: Rezultati më ka buzëqeshur gjithmonë në Londër
27 qershor 2021
| 16:31
Sulmuesi i Gjermanisë, Serge Gnabry, në konferencë për shtyp, në prag të përballjes së 1/8-ave të Evropianit kundër Anglisë, ka thënë se në Londër i buzëqesh gjithmonë fati.
“Sa herë që kthehem në Londër rezultati më ka buzëqeshur. Kemi respekt të madh për Anglinë, pavarësisht nga ato që thuhen në media. Jemi të përqendruar për ndeshjen. Duam të bëjmë një paraqitje si ajo që kemi bërë kundër Portugalisë dhe ta mundim Anglinë”, ka thënë Gnabry.