Gnabry rinovon kontratën me Bayernin
05 mars 2019
| 13:03
Serge Gnabry e ka rinovuar kontratën me kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munchen deri në vitin 2023.
I blerë në verën e vitit 2017 nga Werder Bremeni për 10 milionë euro, anësori i krahut të majtë këtë sezon ka arritur të ketë hapësira dhe të realizojë 6 gola në Bundesligë. Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Arsenalit dhe më pas spikati te Werderi dhe Hoffenheim.
“Ndihem me të vërtetë shumë mirë këtu. Jam shumë i kënaqur me këtë skuadër dhe shpresoj të fitoj shumë tituj dhe të përjetoj momente të mrekullueshme. Shikoj një të ardhme të mirë me Bayernin”, ka thënë Gnabry.