“Goal” publikon listën me skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve
11 shtator 2022
| 12:36
Pasi u zhvilluan ndeshjet e para në fazën e grupeve, “Goal” ka bërë një renditje me skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Kampioni në fuqi i kësaj gare, Real Madridi, është renditur i dyti në këtë listë prej 32 skuadrave pjesëmarrëse.
Sipas “Goal”, Manchester City i ka gjasat më të mëdha për t’u kurorëzuar me titullin e më të mirit në Evropë, që do të ishte edhe titulli i parë dhe historik për klubin anglez.
Pas klubit anglez renditet Paris Saint-Germaini, që gjithashtu nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe.
Viktoria Plzen, sipas “Goal”, është skuadra me gjasat më të vogla për të triumfuar në garën më prestigjioze për klube.