Godet analisti serb: Beogradi historikisht ka tradhtuar serbët
Analisti serb Branisllav Kërstiq, i cili jeton në veri të Kosovës, gjatë një prononcimi për KosovaPress, ka goditur me deklaratat e tij presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe shtetin e Serbisë.
Ai duke folur rreth marrëveshjes për energjinë midis KEDS-it dhe Elektrosever-it, thotë se qytetarët serbë të veriut janë të habitur për faktin se kryetari serb Aleksandar Vucic, bëhet sikur nuk është në dijeni për këtë marrëveshje, ndërsa siç u shpreh, vetë ai ka sugjeruar që Kompania Elektrosever të nënshkruaj kontratën me KEDS-in.
Sipas tij, Beogradi historikisht gjithmonë ka tradhtuar serbët, fillimisht në Kroaci, e tash edhe në Kosovë.
“Qytetarët e veriut janë të habitur. Ne kemi një marrëveshje të nënshkruar midis Elektrosever dhe KEDS-it, por të nesërmen kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë me deklaratë ku thotë se kabineti i tij do ta analizojë këtë marrëveshje.
Shfaqje e lojës, sepse kabineti i kryetarit në fakt ka sugjeruar vetë tek krerët e Elektroseverit që ta nënshkruajnë atë marrëveshje… Dhe tashmë ne në terren kemi implementimin e planit franko-gjerman, si dhe të aneksit të Ohrit, por jo në mënyrë transparente. Që do të thotë se Beogradi historikisht ka tradhtuar serbët fillimisht në Kroaci, në Knin, dhe në të njëjtën situatë janë edhe shtetasit e Kosovës me nacionalitet serb”, ka thënë Kërstiq. /KP/