‘Godet’ Drita, transferon Thaqin nga Ballkani
Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani pas largimit të disa futbollistëve ka arritur të bëjë transferin e parë për edicionin e ri futbollistik.
Ish-mbrojtësi i Feronikelit, Astrit Thaqi ka vendosur të largohet nga Ballkani dhe t’i bashkohet skuadrës gjilanase.
“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin Astrit Thaqi. Sot në ambientet e klubit, Thaqi është pritur nga drejtori sportiv i klubit Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në familjen bardh e kaltër dhe kanë nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin. Thaqi ka përvojë të gjatë në Superligë si dhe në arenën ndërkombëtare. Astriti është paraqitur për shumë skuadra kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ballkani. Mirësevjen Astrit”, thuhet në njoftimin e FC Drita.
/Epoka e re/