Godet për vdekje këmbësorin me veturë dhe ikën nga vendi i ngjarjes
19 dhjetor 2017
| 11:38
Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur të hënën në fshatin Hajvali të Prishtinës.
Sipas raportit të Policisë personi i vdekur është goditur nga një veturë. Drejtuesi i veturës sipas njoftimit është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar (këmbësor) është goditur nga një veturë në lëvizje e cila është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, duke i shkaktuar lëndime vdekje prurës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, është thënë në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion