Godin rezulton pozitiv me Covid-19
20 nëntor 2020
| 14:11
Diego Godin është futbollisti i radhës i testuar pozitiv me Covid-19.
Mbrojtësi nga Uruguai është konfirmuar i infektuar me Covid-19, pas kthimit nga grumbullimi me kombëtare.
“Cagliari njofton se kontrollet e fundit shëndetësore të kryera kanë nxjerrë në pah se Diego Godin është pozitiv me Covid-19”, thuhet në njoftim e klubit italian. Tutje thuhet se futbollisti nuk ka pasur kontakte me futbollistët e tjerë të skuadrës dhe është izoluar menjëherë, ashtu siç kërkohet.