Godini largohet nga Interi, shkon te Cagliari
25 shtator 2020
| 10:41
Vetëm një sezon zgjati aventura e Diego Godin me Interin. Mbrojtësi i njohur nga Uruguai është larguar nga zikaltrit, duke ndryshuar skuadër por jo kampionat.
34-vjeçarin do e shohim me Cagliarin, klub me të cilin ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Godin sjell eksperiencë dhe siguri në mbrojtjen e ekipit sard, që përshëndet afrimin e tij në një postim në Twitter.
Godin i ka kaluar vitet më të bukura të karrierës tek Atletico Madrid, aty ku ka mbajtur shiritin e kapitenit njësoj si te kombëtarja e Uruguajit (135 ndeshje dhe 8 gola). Tani është gati për aventurën e re në ishull me Cagliarin.