Godini vazhdon me Atleticon
13 gusht 2018
| 17:34
Diego Godin ka rënë dakord për zgjatjen e kontratës edhe për dy vite të tjera me Atletico Madridin.
32-vjeçari gjatë merkatos së verës u përfol për një largim drejt Juventus apo Manchester United, por më pas ai vendosi të qëndrojë, pasi drejtuesit i ofruan rinovimin. Kontrata e mëparshme e Godin përfundonte në verën e vitit 2019, ndërkohë që tashmë ai do të përfitojë edhe një rritje të pagës.
Mbrojtësi nga Uruguai në sezonin e ri do të jetë edhe kapiteni i Atleticos pas largimit të Gabi Fernandez