Goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, arrestohen 6 persona nga Shqipëria dhe Kosova

06 shkurt 2025 | 12:06

Policia e Shqipërisë ka finalizuar një operacion të suksesshëm, duke goditur një grup të strukturuar kriminal me shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët falsifikonin dokumente për t’i shitur.

Gjatë operacionit, janë arrestuar 6 persona dhe janë sekuestruar 15 dokumente të dyshuara, 7 telefona celularë dhe një motomjet.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit është thënë se: “Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë; K. G., 57 vjeç, banues në Prizren; dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç; L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë”.

Hetimi ka zbuluar se grupi falsifikonte pasaporta dhe dokumente të tjera, për t’i shitur shtetasve që donin të kalonin kufirin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza.

Dokumentet e sekuestruara përfshijnë: 3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane; 2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane; 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze; 1 leje drejtimi rumune; 1 kartë identiteti shqiptare.

Operacioni ka vijuar me hetime të tjera dhe sekuestro materialesh të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
G-Bani ka propozuar një skenar për të nxjerrë nga vetja…