Goditet me gur një protestues, Berisha: Revolucioni është i pandalshëm
08 janar 2022
| 12:36
Sali Berisha është duke udhëhequr protestën para selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Berisha para mediave deklaroi se janë paqësor, pavarësisht se xhamat e selisë tashmë janë thyer.
“Jemi paqësor. Revolucioni është i pandalshëm, që do të çlirojë Shqipërinë. Dyert e shtëpisë do të hapen, nuk do të preken njerëzit. Lulzim hiq dorë nga dhuna”, deklaroi ai.
Në protestë janë duke marrë pjesë qindra qytetarë.
Brenda selisë së Partisë Demokratike është hedhur gazlotsjellës.
Ndërkohë, po vazhdojnë tentimet për të hapur dyert e zyrave të brendshme.
Kujtojmë se ish kryeministri Berisha, i ka lënë si ‘ultimatum’ kreut të PD-së, Lulzim Basha datën 5 janar, për të liruar ambientet e zyrës.