Goditet me veturë zyrtari policor në Gjilan, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
Policia ka njoftuar se derisa një zyrtar policor ka qenë me biçikletë ja ka tërhqur vërejtjen një shoferi që ka bërë shkelje, mirëpo i dyshuari përveçse nuk i është bindur urdhrit të policit e ka goditur atë me veturë.
I dyshuari më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Abdulla Tahiri, Gjilan / 10.08.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar zyrtar policor ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizë me biçikletë kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke u kthyer – hyrë në një rrugë e cila e ka të ndaluar me u kyqë me shenjë komunikacioni, andaj vozitësit të veturës -të dyshuarit ende të panjohur ju ka prezantuar si person zyrtar dhe tërheqë vërejtjen, por i dyshuari jo vetëm që nuk i bindet urdhrave të zyrtarit policor me veturë e godet zyrtarin policor me gjithë biçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Si pasoj e goditjes zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.”