Goditet nga vetura një këmbësor në Veternik, policia jep detaje

16 shtator 2024 | 17:22

Një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje”, tha Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ARIJANIT ISTREFI, shpall te pavlefshme diplomën e SHMLE “HASAN PRISHTINA”.