
Goditet nga vetura, vdes një person në Pejë
02 tetor 2018
| 22:35
Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 20:00, në Vitomiricë të Pejës.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar Xhevat Ibraj nga Policia në Pejë.
Ibraj ka bërë më dije se personi është goditur nga një veturë, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Policia po vazhdon hetimet për këtë rast.