Goditi me grusht Sali Berishën, gjykata pushon çështjen ndaj Gerti Shehut
20 korrik 2023
| 11:52
Gjykata e Tiranës këtë të enjte ka vendosur që të pushojë çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022.
Shkak për këtë vendim është bërë gjendja e 31-vjeçarit dhe e shëndetit mendor.
Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm.