Goditi me veturë dy të rinj nga Fieri, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan
03 mars 2024
| 13:32
Një 21-vjeçar në Elbasan ka goditur me veturë dy të rinj nga Fieri.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Aqif Pasha”, ku i dyshuari është arrestuar, shkruan “Abcnews.al”.
Gjithashtu, nga ky aksident bëhet e ditur se janë shkaktuar dëme materiale në një lokal dhe në një automjet të parkuar.