“Goditja” vazhdon në Prizren, arrestohen gjashtë persona, konfiskohen 10 armë
12 gusht 2023
| 17:25
Policia e Kosovës ka vazhduar aksioin “Goditja” në rajonin e Prizrenit ku janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa janë konfiskuar 10 armë.
Bëhet e ditur se në kuadër të këtij operacioni është rritur numri i patrullimeve, kontrolleve në lokale, bare nate, kafiteri e lokacione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.
Në saje të këtyre angazhimeve në teren që nga 8 gushti, policia atje ka kontrolluar 1074 automjete, ka legjitimuar 1646 persona si dhe janë kontrolluar 26 lokale.
Policia njofton poashtu se do ta vazhdojë edhe më tutje këtë aksion.