Goditje e rëndë për Man United, dy yjet do të mungojnë në ndeshjen ndaj Arsenalit

02 dhjetor 2024 | 11:18

Manchester United do të takohet me Arsenalin në mesjavë në kuadër të Ligës Premier, por ata tashmë kanë marrë një lajm të keq para këtij dueli.

‘Topçinjtë’ do të futen në këtë takim pas fitores bindëse me rezultat 5-2 ndaj West Hamit të shtunën, por edhe mysafirët nuk qëndrojnë më keq.

Kjo për shkak se ‘Djajtë e Kuq’ morën fitoren e parë në Ligën Premier nën urdhrat e trajnerit të ri Ruben Amorim, duke mposhtur Evertonin me rezultat të thellë 4-0.

Marcus Rashford dhe Joshua Zirkzee ishin protagonistët kryesor në këtë takim pasi që të dy shënuan nga 2 gola.

Sidoqoftë, kjo fitore ka ardhur me një kosto për gjigantin anglez, pasi ata nuk do të jenë në gjendje të llogarisin shërbimet e dy lojtarëve për derbin me Arsenalin.

Bëhet fjalër për dyshen Lisandro Martinez dhe Kobbie Mainoo të cilët do ta humbasin këtë takim për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Që të dy lojtarët kishin nga katër të tillë para sfidës me Evertonin, aty ku nuk i shpëtuan dot ndëshkimit me karton të verdhë.

Kjo situatë tashmë do ta detyrojë teknikun portugez që të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar, teksa Mikel Arteta do të tentojë ta shfrytëzojë në avantazhin e tij këtë situatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu dhe…