Goditje e rendë për Rusinë, vritet aleati i ngushtë i liderit çeçen

01 qershor 2022 | 15:45

Rusia ka regjistruar një tjetër humbje të madhe, pasi nënkoloneli 49 vjeçar, Zaur Dimayev, një aleat i ngushtë i kryekomandantit çeçen Ramzan Kadyrov  është vrarë në Luhansk.

Dimayev ishte brenda një automjeti ushtarak kur u sulmua nga forcat ukrainase. Numri i të vdekurve tani është rritur në 49, megjithëse nuk janë publikuar shifrat zyrtare as për Ukrainën dhe as për Rusinë.

Nënkoloneli duket se është vrarë së bashku me shoferin e tij, ndërsa dy policë çeçenë raportohet se janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria shqiptare ka shpallur datën 2 qershor ditë zie kombëtare…