Goetze arrin marrëveshje me Frankfurtin

20 qershor 2022 | 13:50

Mario Goetze ka zgjedhur klubin e radhës në karrierë. Fantazisti gjerman, i cili mbahet mend për golin e shënuar ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit Brazil 2014, ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurt.

“Sport 1” shkruan se fituesit e Ligës së Evropës e kanë bindur 30-vjeçarin të rikthehet pas dy vitesh në Bundesliga, kampionat ku më parë ka luajtur me Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen.

Goetze ka edhe dy vite kontratë me PSV-në. Klubi holandez kërkon 4 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin ofensivë, shumë që drejtuesit e Eintrachtit nuk e kanë problem ta paguajnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ka një karrierë të suksesshme që ka arritur…