Gola: Me këto shkolla që i kemi, vështirë të luftohet ekstremizmi
Profesori i Sociologjisë, Ardian Gola, ka thënë në Pressing të T7, se frika e Perëndimit është paksa e sforcuar pasi, sipas tij, realiteti nuk është i tillë. Ai tha se ISIS-i nuk është edhe aq naiv që mos të dijë se sa janë qesharake pretendimet për ndërtimet e Kalifatit islamik në Perëndim.
“Perëndimi po tutet. Mendoj se është një frikë paksa e sforcuar. Nuk mendoj se realiteti është i tillë. Besoj se ISIS-si nuk është aq naiv që mos të dijë se sa janë qesharake pretendimet për ndërtimet e Kalifatit të tyre islamik në Perëndim”, ka thënë Gola.
Më tutje, ai tha se problemi themelor janë shkollat, duke theksuar se ekstremizmi nuk mund të luftohet me këtë edukimin që e kemi. “Me këtë edukim që e kemi, është shumë vështirë me luftu çfarëdo ekstremizmi, jo vetëm fetar”, ka thënë Gola.