Golashënuesit e Prishtinës nga viti 1999
27 shkurt 2019
| 13:06
Skuadra e Prishtinës ka publikuar disa statistika interesante në të cilat tregohen golashënuesit më të mirë që nga viti 1999 e deri më tani në ndeshjet zyrtare.
Golashënuesi më i mirë i Prishtinës është Sheremet Isufi me 60 gola i ndjekur nga Azem Ahmeti me 46, kurse Astrit Fazliu ka 42 gola të shënuara.
Nga futbollistët aktual gola më se shumti ka shënuar Gathuier Mankenda, i cili ka 24 gola të shënuara.