Gold AG po bëhet baba për herë të dytë
20 qershor 2022
| 21:18
Reperi i njohur kosovar Arian Agushi dhe bashkëshortja e tij, Ermira, po bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Goldi, në një paraqitje në televizionin publik.
Dyshimet lindën javë më parë, kur ai dhe Ermira morën pjesë në dasmën e Robin Krasniqit. Atëbotë reperi nuk e pranoi zhvillimin, duke preferuar të mos e komentojë.
Foshnja pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator. Shumë urime çiftit!.