Gold AG viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: I takova dy zemërluanët e UÇK-së
Arian Agushi, i njohur me emrin artistik Gold AG, ka takuar liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë vizitës që ka pasur te Nasim Haradinaj.
Gold AG ka bërë me dije se gjatë qëndrimit prej 4 orësh te Nasim Haradinaj, ai i ka takuar edhe liderët e UÇK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” , ka shkruar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe si e tillë luftëtarët e saj do të triumfojnë.
“Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy ZEMËR LUANËT E UÇK-së, presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçin dhe kryetarin e Kuvendit, z. Kadri Veseli. T’fala tonve anej ishte fjala e secilit pasi u ndamë. Me shpresë që drejtësia të triumfojë e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri-tjetrit. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë”, ka shkruar Gold AG.
Postimi i plotë i Gold AG dhe pa ndërhyrje:
Sot së bashku me vllaun tem Ridvan Tahiri Riki ishim në vizitë te LUANI i UÇK-së gjeneral Nasim Haradinaj. Ai 4 orët e takimit na bëri të na duken 4 minuta dhe na priti i buzëqeshur sikur ta takonim në Gllogjan të Dukagjinit. Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy ZEMËR LUANËT E UÇK-së, presidentin e Kosovës z.Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit z.Kadri Veseli.
T’fala tonve anej ishte fjala e secilit pasi u ndamë. Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri tjetrit.
Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë.