“Golden Eagle” paralajmëron tërheqje nga sponsorimi në sport
Pronari i “Frutex-i”, Shaqir Palushi nga Suhareka i cili është njëri ndër sponsorizuesit kryesor të klubit basketbollistik “Ylli” ka reaguar pas incidentit të shkaktuar nga shikuesit në Sallën e Sportit në Suharekë në finalen e Super Kupës së Kosovës, në mes Trepçës dhe Pejës.
Palushi ka paralajmëruar se nëse nuk merren masa, atëherë është i detyruar qē të tërhiqet nga mbēshtetja për sportin.
“Ne si kompani e ndiejmë të nevojshme të reagojmë, duke i parë nga afër zhvillimet e fundit jemi të detyruar të shqyrtojmë investimet tona në Sport e Basketboll, shpresojmë dhe bëjme thirrje që skenat e dhunës të marrin fund e kurrsesi të mos përsëriten sepse po i druhemi më të keqes e që urojmë të mos ndodhë kurrë. I bëjmë thirrjeve institucioneve përgjegjëse të marrin veprimet e duhura për parandalim të dhunës.”, ka shkruar ndër tjer Palushi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Reagimi i plotë i Shaqir Palushit:
Reagim
Sporti zhvillon aftësitë mendore dhe fizike të njeriut, sporti është aq antik sa edhe zhvillimi i intelegjecës së njeriut. Investimi në Kulturë, Rini dhe Sport është kënaqësi dhe sjell emocione.
Kompania jonë tash e 10 vite ka kontribuar dhe investuar në zhvillimin e sportit.
Kemi sponsorizuar fillimisht KB Prishtinën, kemi vazhduar me KB Bashkimin, KF Vllaznimi dhe tash e disa vite jemi sponzori kryesor i KB Yllit. Sporti në përgjithësi e Basketbolli në veçanti duhet t’i bashkoj njerzit, tifozët dhe qytetet. kurrsesi nuk duhet të ndodhë e kundërta që në emër të dashurisë për sport dhe skuadrën sportive të bëhën veprime të pamatura, të dëmshme e të dënueshme që sjellin ofendime, dhunë psiqike e fizike. Në fundjavën që lam pas në Suharekë është zhvilluar Super Kupa e Kosovës në Basketboll, ngjarjet që kanë ndodhë në palestër dhe jashtë saj gjatë komplet organizimit i kanë lënë shije të keqe organizatorëve dhe vetë trofeut.
Ne si kompani e ndiejmë të nevojshme të reagojmë, duke i parë nga afër zhvillimet e fundit jemi të detyruar të shqyrtojmë investimet tona në Sport e Basketboll, shpresojmë dhe bëjme thirrje që skenat e dhunës të marrin fund e kurrsesi të mos përsëriten sepse po i druhemi më të keqes e që urojmë të mos ndodhë kurrë. I bëjmë thirrjeve institucioneve përgjegjëse të marrin veprimet e duhura për parandalim të dhunës.