
Golden Eagle Ylli mposhtet nga Niners Chemnitz
19 tetor 2022
| 22:45
Niners Chemnitz ka mposhtur thellë Golden Eagle Yllin në grupet e FIBA Europe Cup. Rezultati përfundimtar ka qenë 90:60 (25:13, 26:13, 22:15, 17:19).
Gjermanët treguan fuqinë e tyre qysh në periudhën e dytë ku shkuan në pushim me shifrat 51:26.
Niners Chemnitz ishte më efikase edhe në periodën e tretë, që e fituan 22:15, kurse ajo e fundit përfundoi 17:19 për kampionët e Kosovës.
Ylli ndeshjen e ardhshme është mysafir i Bamberg, takim që zhvillohet më 26 tetor.