Golden State barazon serinë e çerekfinaleve, fitojnë Boston e New York
Kampionët e Golden State barazojnë 2-2 serinë e çerekfinaleve, pas fitores me rezultat 126-125 ndaj Sacramentos.
Një ndeshje e ekuilibruar dhe e hapur deri në fund, ku u dallua Stephen Curry, autor i 32 pikëve, mbështetur nga Thompson me 26 pikë e Poole me 22 pikë. Për Sacramenton u dallua Fox me 38 pikë, por që mbetën për statistikë. Pas kohës shtesë ndalet Denveri, që u mund me shifrat 114-108 nga Minnesota, që mban gjallë shpresat për një vend në gjysmëfinale (Denveri udhëheq 3-1 me ndeshje). Jokiq realizoi 43 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan për fitore, ndërsa për vendasit u dallua Edward me 34 pikë.
Në Lindje, ekipi i New York udhëheq 3-1 serinë pas fitores me rezultat 102-93 ndaj Clevelandit. Brunson me 29 pikë e Barrett me 26 bënë diferencën në fushë për nju-jorkezët. Po 3-1 udhëheq me ndeshje edhe Bostoni, që mposhti me rezultat 129-121 Atlantan jashtë fushe, ndeshje ku për Celtics u dalluan Tatum e Brown, me nga 31 pikë secili.
“Play-off” – Çerekfinale Konferenca e Lindjes
Philadelphia – Brooklyn (4-0)
Boston – Atlanta 129-121 (3-1)
Cleveland – New York 93-102 (1-3)
Milwaukee – Miami (1-2)
“Play-off” – Çerekfinale Konferenca e Perëndimit
Sacramento – Golden State 125-126 (2-2)
Memphis – Lakers (1-2)
Phoenix – Clippers (3-1)
Denver – Minnesota 108-114 (3-1)